FOTO: 7 mrekulli befasuese të natyrës që duhet t’i shihni

Ndër udhëtimet që duhen bërë një herë në jetë, janë ato kushtuar mrekullive më të pabesueshme të natyrës. Këto janë ngjarje të orkestruara nga natyra, ndonjëherë të rralla dhe unike, të dukshme vetëm në vende të caktuara dhe në periudha të caktuara të vitit. Mrekulli që të lënë pa frymë, fenomene të pazakonta, të cilat zbulojnë fuqinë e pamasë të Nënës Natyrë.
Një udhëtim nëpër botë, në kërkim të natyrës më të bukur, krijimet e së cilës na lënë pa fjalë, si pak gjëra të tjera në botë. Nga dritat veriore tek yjet që bien, 7 eksperienca befasuese në 7 udhëtime që duhen bërë një herë në jetë. Këto janë dukuri që na emocionojnë, në disa raste, pothuajse të pabesueshme, derisa i shohim live.
Aureola boreale, Islandë Pamjet janë super mbresëlënëse, të shkaktuara nga tërheqja magnetike e Polit të Veriut mbi grimcat e diellit. Dritat veriore janë një fenomen atmosferik, janë valë të bukura vallëzimi të dritës që kanë mahnitur njerëzit për m
Shi yjesh në Tenerife Vendi më i mirë për të vëzhguar shiun e meteorëve Perseid, i dukshëm midis mesit të korrikut dhe mesit të gushtit, është Parku Kombëtar Teide në Tenerife. Është një nga pikat më të mira në të gjithë Evropën për shikimin e yjeve.
Biolumineshenca në Madagaskar Natën në Tsarabanjina, një ishull në pjesën veriperëndimore të Madagaskarit, miliona drita të vogla blu ndriçojnë ujin e kristaltë të detit. Një spektakël i natyrës që të kënaq sytë, në këtë brez parajse. Kjo shkaktohet
Pishina e Djallit në Zimbabve Ujëvarat e Viktorias, në vetvete, janë një nga spektaklet natyrore më të mëdha në botë dhe vetëm ato meritojnë të përfshihen në çdo listë udhëtimesh që duhen bërë një herë në jetë. Por më të guximshmit mund të arrijnë në
“Rrathët e zanave” në Namibi Ata janë rrathë të gjelbër, të vendosur në peizazhin ranor të shkretëtirës Namib. Zonat rrethore, pa bimësi, të rrethuara nga tufa të larta bari, karakteristika të kësaj zone të Namibisë ishin me origjinë misterioze deri
Dritat Jugore në Tasmania Janë më pak të famshme se Dritat e Veriut, por janë një pamje befasuese. Kjo aureolë australe shkaktohet nga tërheqja drejt Polit të Jugut, në krahasim me aureolën boreale të shkaktuar nga tërheqja magnetike e Polit të Veriu