VIDEO / Bakaj fiton me knock–out ndaj boksierit që i ofendoi origjinën shqiptare

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij, teksa ka mposhtur kundërshtarin e tij Ajubi, me knock-out.

Dueli u zhvillua në Bochum të Gjermanisë, ndërsa pas fitores, boksieri shqiptar ka vendosur plisin në kokë.

Siç shihet në pamje, ai në pjesën e majtë të gjoksit ka tatuazh shqiponjën “dykrenare”, simbol i identitetit kombëtar.

Shkodrani, deri tani ka 9 duele të zhvilluar dhe nga to të gjitha i ka të fituar. Më herët shqiptari kishte pasur një përballje edhe me një boksier serb, të cilin e kishte hedhur në dysheme me knock – out.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT