Studiuesi: Priftërinjtë kanë luftuar paganizmin, shqiptarët besonin te shtrigat!

Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar studiuesi Mark Palnikaj, i cili sjell të vërtetat historike në një studim, mbi shkrimet e Frat Giacinto da Sospello.
“Ky libër flet për disa zakone të çuditshme. Këtu mund të përmend historinë e 32 grave, të cilat ishin akuzuar për 32 vdekje.
Ato janë cilësuar si shtriga që hanin zemra dhe ushtarët i lidhën dhe i nxorrën në det të hapur, më tej ato janë shpëtuar nga priftërinjtë.
Frati përshkruan si të largonin zakonet pagane dhe si t’i bënin njerëzit të kuptonin. Shkollat që kishin hapur ishin të hapura me vite me program fetar, por edhe shkencor.
Në libër është trajtuar pajtimi i gjakrave, në të cilën priftërinjtë kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm.
Riti i pajtimit të gjakrave daton që prej 320 viteve. Ka vazhduar e njëjta metodë deri pas viteve 1990.
Në këtë libër përshkruan dhe klimën duke u shprehur se ishte aq ftohtë sa ngrinte dhe vera në gotë”, tha Palnikaj.