”Asokohe s’kishte…”, me beben në krahë Rama ndan historinë kur ai ishte fëmijë

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ndodhej në Shkodër aty ku dhe zhvilloi një sërë takimesh.
Krahas fushatës, kreu i qeverisë u kërkoi ekipit të tij t’i shkrepnin një foto me një bebe. Kjo foto u postua nga Rama në llogarinë e tij në “Facebook”, ku krah së cilës ndau dhe një histori kur ai vetë ka qenë fëmijë.
“Kur isha pak më i madh se ky bebi, në Tiranë shfaqej në rrugë një arushë e cirkut që quhej Silva, me zbutësin e saj legjendar Tahir Baçova dhe prindërit i afronin fëmijët sa të mundnin për t’iu gëzuar Silvës, teksa Tahiri jepte garanci me buzën vesh më vesh, ku fekste bindshëm një dhëmb i florinjtë
Asokohe s’kishte ajfona kësisoj ne s’kemi foto të fëmijërisë me Silvën, po arusha e fotografuar në mendje më kujtohet sa herë prindërit m’i japin fëmijët në krahë për të nxjerrë një foto, e cila uroj shumë të mbetet në arkivën e tyre prej meje bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre
*Shkodër sot”, shkruan Rama.