Gazetarja: Aishe Haklaj ka marrë garanci për jetën, ja si u largua nga Shqipëria

Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë për Euronews Albania se Aishe Hakliaaj është shoqëruar në kushte shumë të rrepta sigurie dhe ka marrë një garanci për jetën e saj që të dëshmonte në SPAK.
Topalli u shpreh se në 12 orë dëshmi, Haklaj mendohet të ketë dhënë shumë materiale, mbi bazën e të cilave SPAK, nëse do ta gjykojë si të vlefshme, mund të thërrasë qoftë Sali Berishën ose të afërm të tij.
“Aishe Haklaj ka ardhur në kushte të larta sigurie dhe po me eskortë është përcjellë në drejtim të Rinasit. Ka marrë një garanci të madhe për jetën që ajo të vinte dhe të jepte këtë dëshmi në SPAK”, tha gazetarja.