“Mos na prek Hasan Prishtinën”, Shoqatat Atdhetare kundër heqjes së emrit të tij nga Universiteti

Fondacioni “Hasan Prishtina”, Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, Shoqata e historianëve Shqiptar në Maqedoni, personalitete dhe historianë nga bota akademike, kanë vendosur lule në buistin e politikanit dhe veprimtarit Hasan Prishtina.

Ky reagim i tyre vjen si kundërshtim ndaj idesë për heqjen e emrit Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës.

Arsyetimi i rektorit se kjo çështje shkakton konflikt apo shkakton probleme në rankimin ndërkombëtar të punimeve shkencore është i pa bazë. Lidhur me këtë argumentim unë jam duke u marrë prej vitit 2013 kur rektori e ka shfaqur këtë indinjatë, këtë pakënaqësi të emërtimit…pra rektorit sot kemi ardhë me i thënë stop, mos na prek Hasan Prishtinën…

Një nismë e një rektori të porsazgjedhur duhet të përfundoj me largimin e tij sepse e ka nis mbrapsht reformën. Reformat rrënjësore janë të nevojshme por duhet të nisin mbarë dhe jo me heqjen e emrit tij“, ka thënë drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i shoqatës atdhetare kulturore ”Luma” nga Kukësi, rikujtoi kontributet e Hasan Prishtinës për pavarësinë e Shqipërisë dhe për Kosovës. Ndërsa, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore në Shkup, Skënder Hasani tha se udhëheqësi e UP-së, do të duhej të sillej ndryshe në 90 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës.

Profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është një figurë e ndritur që nuk ka mundur ta kontestoi askush.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT