VIDEO/ “Lungomare projekti më i rëndësishëm i imi”, Benet Beci: Nëse më besoni Shkodrën do ta transformoj qytetin

Kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës Benet Beci thotë se nëse qytetarët do t’i besojnë që të drejtojë qytetin do ta transformojë atë.
Ai përmend projektin e hyrjes së Shkodrës që do ta ndryshojë plotësisht qytetit dhe që do ta zhvillojë atë ekonomikisht si dhe në sektorin e turizmit.
“Kur mendoj se cili është projekti që përfaqëson më shumë punën time, që ka pas përkushtimin dhe angazhimin tim më të madh, mendoj se është projekti i Lungoameres së Vlorës.
Ky është një nga projektet më të rëndësishme që kam bërë, është një nga projketet më transformuese të qyteteve. Jam krenar për ndryshimin që ka sjellë në jetë dhe në ekonominë e të gjithë banorëve të zonës, por aq më tepër të bizneseve përreth tij.
Dyqanet sot, lokalet sot, vizitorët dhe turistët sot janë më të shumtë dhe ata e kanë rritur vlerën jo vetëm të pronës, por dhe të aktivitetit turistik të zonës.
Do doja shumë një projekt të tillë ta bëja në Shkodër. Duke pas besimin tuaj si kryetar Bashkie ne mund ta transformojmë Shkodrës, ne mund të transformojmë hyrjen e Shkodrës, ne mund të krijojmë një zonë transformimin urban të jashtëzakonshëm që Shkodra e meriton, që ekonomia e Shkodrës ka nevojë që turizmi në Shkodër të ketë mundësi të mirëpritet dhe të trajtohet ashtu siç i takon” thotë Beci.
“Nuk ka nevojë për fjalë, as për recitime. Na duhet punë, vetëm punë. Projekte të mira, njerëz të aftë, energji dhe vullnet për ta kthyer Shkodrën në bashkinë e parë në vend për thithjen e donatorëve dhe kthimin e saj në perlën e rajonit” shkruan ai ndër të tjerë në postimin e tij.