Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” nxjerr videon e denoncon: Bulevardi ri, një masakër që i bëhet detit të Sarandës, në 14 maj t’i kthejmë dinjitetin

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Sarandën, Ardit Cikuli ka denoncuar Bashkinë e këtij qyteti, lidhur me rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve.
Ai thotë se bulevardi i ri ri e ka kthyer detin në një gropë të madhe septike dhe milionat e hedhura nuk rehabilituan rrjetin e kanalizimeve. Sipas tij degradimi i qytetit është një “turp” dhe “masakër që i bëhet detit.”
“Investimi që do ti jepte pamje tjetër Sarandës! Në të vertet bulevardi i ri e ka kthyer detin në një gropë të madhe septike.
Era e keqe kundërbon në të gjithë vijën e detit, ndërsa miliona eurot e hedhura për bulevardin, nuk rehabilituan rrjetin e kanalizimeve.Është turp të degradohet qyteti në këtë farë feje, është masakër që i bëhet detit. Turp, turp dhe vetëm turp! – shprehet Ardit Cikuli.
“Kjo masakër për Sarandën meriton ndëshkim!Sarandës duhet ti kthejmë dinjitetin. Në 14 Maj të gjithë bashkë drejt fitores së madhe, dhe ndryshimit të shumëpritur!”, shton Cikuli.