Forcat e Sigurisë së Kosovës pajisen me pesë dronë “Bayraktar”

Forcat e Sigurisë së Kosovës, janë pajisur me 5 dronë Bayraktar, 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë prodhuese.

Mediet në Kosovë shkruajnë se pesë donët inteligjentë turq sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore, kanë arritur në Kosovë nga vendi prodhues i dronëve dhe gjithë sistemit përcjellës, Turqia.

Interesimi i qeverisë kosovare për sigurimin e dronëve Bayraktar, ka nisur në fillim ë vitit 2022, veçanërisht pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Interesimin e Kosovës për të blerë dronët e famshëm të Turqisë, e kishte deklaruar më herët Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, gjatë një interviste dhjetorin e vitit të kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT