Kompania belge shpallet fituese, shihni stadiumin modern që do të ndërtohet në qytetin e Vlorës

Është shpallur studio fituese për projektin e stadiumit të Vlorës. Kompania belge XDGA arriti të bindë jurinë e kryesuar nga kryeministri Rama dhe tashmë i jep një fytyrë të re stadiumit “Flamurtari”.

Një impiant modern dhe multifunksional me hotele, lokale, dyqane e jo vetëm që do të shërbejë jo vetëm për futboll. Një atraksion i ri në qendër të qytetit që vjen në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Stadiumi i ri sjell një impiant ikonik i rrethuar me kulla që do të ketë edhe një fushë sportive dhe një pishinë në aneksin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT