Përmirëson gabimin: Ambasada e Turqisë në Beograd heq referimin ‘Kosovë e Metohi’

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshuar njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale, ku e kishte quajtur Kosovën me terma fyes, ashtu siç bënë Serbia transemeton Gazeta Metro.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takuar Marko Gjuriqin, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë.

Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

Ndërsa siç mund ta shihni në foton më poshtë, kjo ambasadë ka përmirësuar gabimin që kishte bërë dje, gjatë takimit me Marko Gjuricin.

Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT