VIDEO/ Përplasje te Medreseja, dëshmitë: Polici i ra shoferit me tabelë, e gjakosi ndërsa ishte me gruan dhe fëmijën e vogël

Një rast dhune dyshohet se është shënuar sot në mesditë në kryeqytet. Sipas informacioneve për JOQ raportohet se një oficer policie është konfliktuar me një shofer në zonën e Medresesë.
Në videot e publikuara shihet qytetari i gjakosur, ndërkohë bazuar në dëshmitë e qytetarëve të cilët ishin prezent në momentin e ngjarjes thuhet se efektivi i Policisë kishte goditur shoferin me tabelë.
Sipas të njëjtave burime mësohet se ngjarja ka ndodhur në prezencë të familjarëve të shoferit, i cili ndodhej në automjet me bashkëshorten dhe fëmijën e vogël.