Deklarata e fortë e Metës: I kanë vënë syrin Varrezave të Dëshmorëve, do spostohen për të ndërtuar rezidenca

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar planin, sipas tij, për të ndërtuar pallate në zonën e Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë.

Meta tha se do të kryhet zhvendosja e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi me pallate dhe rezidenca.

“Po të lihen këta, jo vetëm Pallatin e Brigadave do ta kafshojnë, kishin një plan, më dërgonin një sekser që po doli ky plani ti ke ndonjuë problem për Pallatin e Brigadave? Sikur ta hapim kështu, ta shikojmë…Këtë punë bëjnë këta.

Po ta dinë edhe veteranët që këta i kanë vënë syrin edhe Varrezave të Dëshmorëve për t’i spostuar për të ndërtuar një kompleks. Këta nuk ndalen në babëzinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre. Edhe këtë plan e kanë. Duhet të ndalojmë shkatërrimin e Tiranës, të Durrësit, të Beratit. Në qendër të Beratit një beton i tmerrshëm”, tha Meta në “Syri Tv”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT