Video e njerëzve të LSI duke shitur vota, Meta: Janë inskenime

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u është kundërpërgjigjur akuzave për blerje votash në Kuçovë.
Meta u justifikua duke u shprehur se këto janë lojëra dhe inskenime.
“Kjo është një lojë e Bledi Çuçit. Janë inskenime të mjera të tij. Të gjithë e dimë që Çuçi është një kapter i Edi Ramës dhe zbaton urdhrat e tij”, tha Meta.
Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe një 61-vjeçar është nën hetim pasi u shfaqën në një video të publikuar nga gazeta TemA, duke komunikuar me një tjetër person për shit-blerje votash.