Zgjidhen në krye të bashkive minoritare, Greqia u heq shtetësinë kryebashkiakëve

Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në datë 30 qershor, u zgjodhën si kryetarë bashkie dy minoritarë të cilët pritet të marrin mandatin në dy bashki të banuara nga minoriteti grek.

Ata janë Kristo Kiço nga Partia MEGA i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Finiqit dhe Dhimitraq Toli nga PS i zgjedhur në Bashkinë e Dropullit.

Por duket se bashkë me nisjen e detyrës së re ata do “të ndëshkohen” nga Greqia. Mediat raportojnë se pas marrjes së detyrës Athina do t’u heqë shtetësinë greke dy të sapo zgjedhurve në bashkitë e minoritetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT