VIDEO/ Albina dhe familja Kelmendi elektrizojnë gjysmëfinalen e Eurovision me këngën “Duje”

Albina Kelmendi dhe familja e saj përfaqësojnë Shqipërinë gjysmëfinalen e dytë të Eurovionit në skenën e Liverpool-it. Kënga “Duje” mori brohorima e duartrokitje, ndërsa perfomanca ishte perfekte në çdo detaj.
Familja Kelmendi u ngjit në skenë e katërmbëdhjeta, nga gjashtëmbëdhjetë performanca në total.
Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët mund të votojnë për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Albina dhe familja Kelmendi me këngën përfaqësuese, në finalen që do të mbahet më 13 maj.
Eurovision ka shpërndarë një pjesë të performancës së Shqipërisë dhe shkruan “E dua, e dua , e dua”. Nga nata e parë, në finale kaluan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Krocia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.
Albina dhe familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023, përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar, duke treguar dhe dashurinë për vendin e tyre.