Zbulimi i “Shell” në Shpirag”, interes nga kompanitë më të mëdha botërore për të investuar në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “zbulimi i kompanisë “Shell” në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut do të garantojë një fluks investimesh dhe të ardhurash të rëndësishme për vendin”.
Rama mori pjesë sot në fillimin e punimeve për stabilimentin e “Yura Corporation”, në Fier, i orientuar për prodhimin e pjesëve të këmbimit për makinat.
Kryeministri tha se “kemi nevojë për shumë më tepër investime të huaja, ndërkohë që disa ndërhyrje domethënëse janë bërë në sektorët strategjikë, duke nisur nga industria e naftës dhe e gazit deri te turizmi.
“Zbulimi në Shpirag i kompanisë ‘Shell’ është një arsye shumë e fortë për të qenë të lehtësuar nga barra e të nesërmes. Jemi në proces të zhvillimeve të reja në sektorin e naftës dhe gazit dhe kemi arsye të besojmë që do të jenë histori suksesi. Zbulimi në Shpirag ka krijuar shumë interes dhe nuk ka një kompani të madhe botërore që nuk interesohet për Shqipërinë”, – tha Rama.