Pas DASH edhe raporti i KE kritikon qeverinë: Kujdes ekonominë

Komisioni Europian ka rezerva për klimën e të bërit biznes në Shqipëri, ku merr në analizë politikat e qeverisë.
Në raportin e publikuar së fundmi KE, vëren se programi i reformave ekonomike është pjesërisht në përputhje me prioritetet e identifikuara nga Komisioni, ndërsa kuadri makro-fiskal i programit bën shumë pak optimist.
Sa i takon objektivit për uljen e borxhit, kërkohet një qasje më strategjike.
Raporti ngre si shqetësim kryesor mungesën e mbështetjes për sipërmarrjen dhe zbatimin e kontratave.
“Ka pengesa strukturale në qasjen në financa, pronësinë e tokës bujqësore, rregullimin e biznesit, dhe lehtësimin e tregtisë. Nuk mbulohen çështje si diversifikimi i prodhimit bazë, të drejtat pronësore, mbështetja e sipërmarrjes dhe zbatimi i kontratave”, thuhet në raport.
KE ndalet edhe në shërbimet e ulëta të ofruara nga pushteti vendor.
“Reformat ekonomike dhe modernizimi i shërbimeve publike të punësimit i përgjigjen sfidave, por ritmi i tyre duhet të jetë i qëndrueshëm. Masat për mbrojtjen sociale nuk adresojnë kapacitetet e ulëta dhe burimet e njësive të qeverisjes vendore. Tre masat e reja në fushën e arsimit nuk janë zhvilluar mjaftueshëm dhe çështjet strukturore trajtohen vetëm pjesërisht”, nënvizohet në raport.