Si ndahen votat në Dimal? PS në krye, por supriza është kandidati i Alibeajt, “BF” mbetet në fund

PS vijon të jetë në avantazh edhe në bashkinë e Dimalit në bazë të rezultatit paraprak nga votat e numëruara deri më tani.

Kandidatja e PS në këtë bashki, Juliana Memaj dominon me 49.57% të votave, konkretisht 3148 vota në total.

Ndërkohë, surpriza është kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Gentian Meçi, i cili ka marrë 2213 vota, duke kryesuar para kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Dritan Sula, i cili ka vetëm 989 vota.

Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 28 kuti nga 49 në total.

Si ndahen votat në Dimal? PS në krye, por supriza është

Back to top button
LAJMET E FUNDIT