Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori merr më shumë vota se Roland Bejko (Tabela)

Erion Veliaj ka thelluar ndjeshëm avantazhin kundrejt kundërshtarit Belind Këlliiçi. Teksa janë numëruar 352 nga 941 kuti në total, Veliaj ka arritur të marrë 18139 vota më shumë.

Sipas KQZ, Erion Veliaj ka marrë 56097 vota, Belind Këlliçi 37958.

Kandidati i PD-së, Roland Bejko 4685 ndërsa Arlind Qori 5243 vota.

Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i “BF” ka marrë vetëm 35.32 % të votave.  Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori

Edhe në Vorë socialistët kanë fituar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori

Edhe në Bashkinë Kavajë ka nisur procesi i numërimit. Në rezultatin e 11 kutive të para nga 92 që ka përballë Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr vetëm 44.06% përballë 55.94% të Redjan Kralit të PS.

Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori

Në Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar deri më tani 48 nga 55 bashki dhe kryeson me 50.06 % të votave kandidati socialist, Edison Memolla. Kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.54%.

Gara për Tiranën/ Veliaj lë pas Këlliçin, Arlind Qori

Back to top button
LAJMET E FUNDIT