Sot përkujtohet Besëlidhja e Mallakastrës. E vërteta mbi martirizimin dhe Besëlidhjen

Xhevdet Shehu

Pas përkujtimit të përvitshëm që i bëhet Konferencës së Pezës çdo 16 shtator, është një ngjarje tjetër e rëndësishme që vazhdohet të kujtohet vit pas viti prej 76 vjetësh. Kjo është Besëlidhja e Mallakastrës që u mbajt në Poçem, një vend tashmë historik. Sot dhe nesër në Ballsh dhe Poçem do të përkujtohej kjo ngjarje në një mënyrë tradicionale. E pra, 76 vjet mё parё njё Operacion ushtarak i pazakontё i fashistёve italianё do tё fillonte ndaj njё krahine tё vetme, Mallakastrёs. Ishte njё korrik i nxehtё dhe i jashtёzakonshёm. Gatuhej njё Operacion, me strategji , taktikё,  pajisje, sikur tё viheshin nё front kundruall, dy shtete. Nё fakt forca kryesore ushtarake e Italisё fashiste, kish nxjerrё dhëmbёt shkatёrrues e vrastarё, po dhe urёn e zjarrit ndaj kёsaj treve . Pse, vallё?  ky ёshtё njё rast i rrallё, dhe pse ёshtё trajtuar më së shumti keq dhe pavёrtetёsisht nga historia e shkruar, pёr njё nga ngjarjet qё do t’i jepte hov dhe inspirim Kryengritjes sё armatosur qё po fillonte nё tёrё Shqipёrinё. Rishkrimi i historisё sё vёrtetё tё Luftёs sё Dytё Botёrore nё Shqipёri, kёrkon para sё gjithash pёrjashtimin e çdo lloj ideologjie, veçse duke iu drejtuar fakteve dhe dokumenteve.

Nё korrik tё vitit 1943, Mallaksatra nuk e kish pёrzgjedhur tjetёrkush. Asaj nuk i kish rёnё as “shorti” por shkonte drejt kёsaj udhe vetë,  ashtu siç ia thosh qёndresa e origjinёs sё saj historike. Djegia dhe masakra shkatёrruese  pёr tё cilёn flet historia, ka njё memorje zjarri, e ajo  nuk ёshtё as njё lojё e as njё pёrrallё, edhe pse tani shpesh rrёfehet si njё pёrrallё. Po pёrgatitej tё martirizohej njё krahinё shqiptare. Zjarrin ia kish bёrё gati pushtuesi.

A e pasqyron drejt historia kёtё fakt ? Duhet tё themi qё nё fillim, se jemi mёsuar qё komentet pёr Luftën Antifashiste kanё mbetur nё dy kthina tё mallkimit: (1) o janё tё fryra me “beteja madhtёshtore”  qё bёri Partia (edhe ata qё i rrёfejnё as vet nuk i besojnё… )  me qёndresёn e Mallakastrёs “heroike” etj etj.,  ose (2)  nё anёn tjetёr:  me frikёn se mos del nё pah nostalgjia, çka e trazon tё sotmen, mbasi gjithçka qё ёshtё bёrё nё kohё tё Partisё Komuniste,  ka qёnё  “aventurё e kuqe “ qё “ mos ardhtё mё !” (mallkojnё disa…) kurse tё tjerё vijojnё tё mbajnё po tё njёjtin flamur, pa dalё nga ai istikam. Edhe kёta tё dytёt, janё tё shndёrruar, sepse kur bёjnё pёrkujtime apo kur lexojnё histori tё shkruara as e venё veten nё mundim tё thellohen më tej ndaj tё vёrtetave.

Ja këto trajtohen në këtë intervistë me Prof. Myslim Pashën, i cili e trajton këtë ngjarje jo vetëm si mallakastriot, por edhe si studiues dhe historian me gjakftohtësi nga distanca e 76 vjetëve.

– Në radhë të parë, Kolonel, doja t’ju pyesja për datën e mbajtjes së Besëlidhjes së Poçemit. Ka ende paqartësi dhe pasaktësi për këtë. Disa thonë se është mbajtur më 8 korrik, e disa thonë më 14 korrik. Si qëndron e vërteta historike?

– E vërteta është se Besëlidhja e Mallakastrës është bërë më 8 korrik 1943 në Poçem. Kjo ishte Besëlidhja e tretë e madhe e Mallakstrës e bërë në të njëjtin vend, aty nën rrepet shekullorë të Poçemit. Por më vonë, pas çlirimit, përkujtimi është bërë sistematikisht në 14 korrik. Pse? Sepse nuk mund të pranohej që Mallakastra e kishte bërë betimin para se të krijohej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë që siç dihet u krijua në 10 korrik në Labinot të Elbasanit. Thënë më shkoqur, nuk mund të dilte Mehmeti para Enverit. Domethënë Enveri duhej të dilte gjithnjë i pari, si udhëheqësi, ideatori dhe organizatori i luftës.

– Ka pasur njё  rrethim tё Mallakastrёs nё korrik tё vitit 1943.  Pse ndodhi qё njё forcё ushtarake pushtuese harroi pёr njё kohё,  veprёn ushtarake shtypёse nё gjithё Shqipёrinё e pushtuar dhe iu pёrvesh me njё organizim dhe taktikё luftarake njё treve si Mallakstra pёr ta ndёshkuar? Ç’ kish ndodhur?

– Dёshiroj tё theksoj se ajo qё ёshtё shkruar nё disa materiale tё botuara, edhe botime enciklopedike qё vijnё nga Parademokracia e kanё gjymtuar historinё, e kanё mjegulluar dhe pse tё mos themi e kanё fshehur atё duke mos na dhёnё tё vёrtetёn. Aty nuk rrёfehet realiteti, por ai ёshtё mobiluar dhe thurur nёn diktatin e mendёsisё sё kohёs, ku shenjtёrimi i Partisё dhe figurave tё kohёs e bёn pronё tё saj gjithçka qё shkruhet gjithçka qё duhet t’i kalojë sё ardhmes, duke e lidhur e kornizuar,  ftohur , shtremёbruar tё vёrtetёn historike.

– Mos ndofta po e teproni, e fryni dhe shpёrbёni atё qё tanimё dihet, pёr tё cilёn sot ka njё Konferencё pёrkujtimore nё Ballsh?

– Unё e pёrfytyroj se atje do tё thuhen tё njёtat gjёra, do tё kumtohen heroizmat qё ka bёrё Mallakastra, se ajo “ёshtё njё krahinё martire “ etj etj. Kam frikë se nuk do tё ketё ndonjё kёndvёshtrim tё ri, i cili duhet të vijë patjetër. Pse e them këtë? Sepse sipas mendësisё qё vijon edhe tani, ajo qё ёshtё thёnё, e kanё parё dhe shkruar tё tjerё, se nuk duhet tё flitet pёr disa realitete (qё herё-herё janё banalizuar) , si ato pёr Ballin Kombёtar, e po kёshtu tё ndriçohen historikisht se kush ishin risitё kryengritёse qё u shfaqёn mё herёt si tipare, nё Mallakastёr,  pёr t’u bёrё shembёllim pёr krahina tё tjera dhe gjithё Shqipёrinё.

Nё Mallakstёr kish ardhur Mehmet Shehu, nё 10 gusht 1942, ish takuar me Hysni Kapon, kish takuar njё intelektual tё ri qё pat studiuar nё Francё, Bilbil Klosin; Mehmeti kish shkruar pёr herё tё parё Skicёprogramin Politik socialdemokrat pa asnjё ndikim nga Partia Komuniste,  kish takuar patriotё dhe pёrfaqёsues tё familjeve tё mёdha,  ish krjuar Kёshilli ANÇT, Çeta Plakё, kish ndodhur Aksioni i Qafёs sё Sykyqit, pёrballja historike tek rrapi i Dervenit i Ali Bej Kёlcyrёs me Mehmet Shehun dhe figura tё tjera, Aksioni i Patosit, Aksioni i Selenicёs, kish ndodhur masakra ndaj robёrve italianё nё Vrimёn e Lakuriqit …Kёto qё tё gjitha pёr njё kohё  tё shkurtёr jo mё shumё, se 8 muaj.

Ish formatim, organizim i njё situate luftarake kryengritёse,  jo si aksione tё veçuara, jo si zjarre qё shuhen, jo si tym pa zjarre, por njё flakё qё ndizej pёr t’u dukur kudo rreth e rrotull dhe ajo po i shfaqte tiparet e saj, nё kёtё kohё vetёm nё Mallakastёr  ndryshe nga krahina tё tjera. Ky ishte njё vizion krej i ri dhe ky nuk erdhi spontaneisht.

Ajo qё nuk ёshtё thёnё asnjёherё duhet ta pёrmendim, mbasi në jo pak raste thuhet se Çetёn Plakё tё Mallakastrёs e krijuan partizanё tё Çetёs Plakё tё Vlorёs. Historia tanimё njeh shumё emra tё respektueshёm tё djemve tё Vlorёs qё erdhёn nё Mallakastёr dhe kjo tregoi se kish njё solidaritet dhe asnjё herё ndarje tё  Luftёs sё madhe qё po vinte. Por nuk mund tё besohet se Çetёn Plakё tё Mallakstrёs e krijoi Qarkori i Vlorёs.

Edhe pёr vёrtetёsinё dhe realitetin e aksionit tё Qafёs sё Sykuqit e nё disa raste vijon tё mbetet deformimi pёr shkakun se nё kёtё pёrpjekje mё shumё i mёshohet pritёs spontane tё njё grupi luftёtarёsh tё Çetёs Plakё ku sё pari pёrmenden tё ardhurit nga Vlora, dhe harrohet se vepra luftarake nё kёtё Qafё historike u bё nga ardhja e shpejtё e Çetave Territoriale tё fshatrave mallakasatriote .

Pas kёsaj vjen aksioni i Patosit, ku ishte jo vetёm koncensioni naftёnxjerrёs italian, por edhe njё ngulim ushtarak fashist, pёrmidis Mallakstrёs dhe Myzeqesё.

Nё harkun kohor tё tre javёve u pёrndez nё krahun jugperёndimor Selenica me njё aksion tё menduar ushtarakisht, ku ish njё domen shfrytёzimi i serёs sё nёndheut shqiptar me tё cilёn ishin shtruar edhe rrugёt e Francёs.

Nuk ёshtё kaq e vёshtirё tё nxjerrim pёrfundimin se ky nuk ishte njё organizim spontan dhe as njё aventurё fshatareske Robinhudjane. Kёto goditje qё pёrgatiti Mehmet Shehu ishin shumё tё studiuara nga ana e tij, por gjer mё sot, ato kanё ngelur nё strofulla tё pёrzjera me fjalё tё pёrgjithshme, me tekste qё mbeten tё dyshimta,  nё kuptimёsinё e tyre.

Ishte e qartё se e gjithё treva e Mallakastrёs kish marrё formёn e njё fronti tё ri, tё rrezikshёm pёr pushtuesin, i cili po e studionte atё me shumё vëmendje.

Kjo i ngre lart vlerat e Luftёtarёve tё parё tё Mallakastrёs dhe sidomos figurave tё tilla kombёtare si Mehmet Shehu dhe Bilbil Klosi, si intelektualё dhe patriotё, tё njohur brenda dhe jashtё Shqipёrisё sё kohёs, qё padyshim kishin vlera tё spikatura. Mirëpo vini re, ata (sidomos Mehmeti) nё asnjё rast nuk e shkёputi veten nga Organizimi i Qarkorit tё Vlorёs dhe protokollit ideologjik partiak edhe pse vlerat e tij ushtarake organizuese intelektuale dhe trimёrore kishin dallimin mё tё epёrm.

– Pse mbajti këtë qëndrim Mehmet Shehu? 

– Tё bёn pёrshtypje, nё shumё tregime tё luftёs prej veteranёsh, qё Mehmet Shehu, nuk ka dashur tё dallohej, se ai e ka respektuar shumё Hysni Kapon dhe djemtё e tjerё tё Vlorёs, edhe pse dallohej kёtu e pёrtej, niveli i tij krahasuar me ta.  Lёvizjes ANÇL-re i kish ardhur njё vlerё e veçantё. Dalёngadalё ai do tё dilte vetiu nё pah, por asnjёherё ”Partia” nuk deshi ta shquante e kjo pёr shumё arsye, tё cilat sё pari e kishin burimin tek kulti i njё njeriu tё vetёm qё kёrkonte tё ndriçohej, e ky ishte Enver Hoxha. Qёndrimi i Mehmetit, tregonte vizionin kombёtar gjithёshqiptar tё tij.

– Në këtë kuadër, flitet për një ndodhi me Zenel Hekalin?

– Ёshtё e vёrtetё, Zenel Hekali ishte i paduruar dhe shpuza e parё, qё prej saj edhe do ta pёsonte shpejt. Nё njё mbledhje popullore nё Aranitas nga rebeli kombёtarist Zenel Hekali u tha : “Ore vёllezёr! Ç’kuptim ka tё na udhёheqin djemtё e Vlorёs, kur ne kemi djemtё tanё shumё mё tё lartё… se ata. ” Kjo thёnie i kushtoi shumё gjatё gjithё jetёs tё paharruarit Zenel Hekali. Asaj dite Liri Gega aq shumё qe prekur pёr ”Partinё”, sa dha urdhёr ta arrestonin…

– Pse Mallakstra u bё objektiv i shkatёrrimit nё njё sakrificё tё madhe e të pakrahasueshme me asnjё krahinё tjetёr?

Vёrtet qё Çetat e Pezёs dhe Vlorёs, tё Skraparit dhe Kurveleshit etj.,  ishin krijuar mё pёrpara, por asnjё herё nё kёtё periudhё qё po flasim, pra nё fillimin e vitit 1943 nuk u krijua njё front antifashist luftarak dhe Çlirues Kombёtar si nё Mallakastёr, e kjo do tё ishte njё shёmbull i madh pёr gjithё periudhёn e Kryengritjes Antifashiste qё po vinte. Askush nga historianёt ushtarakё nuk e ka evdientuar kёtё. As Mehmet Shehu, vetë nuk ka shfaqur kёtё epёrsi dhe pёrparёsi qё solli Krahina e Mallakastrёs, duke treguar edhe njё modesti tё lartё qё duhet kujtuar sot nё kёtё simpozium historik. Kёtё organizim e kreu Mehmet Shehu me shtabin e tij,  se ai vinte si njё figurё e njohur e besueshme, i aftё, i vendosur, me njё reputacion nё tё gjithё vendin edhe pse ishte nё njё moshё tё re vetёm 30 vjeç.

Pёr herё tё parё dilej nga spontaneiteti, partizanllёku i paorganizuar dhe na shfaqet njё front krahinor, nё njё organizim luftarak me strategji dhe taktikё tё menduar,  me synime afatgjata pёr t’i ardhur nё ndriçim gjithё Lёvizjes qё po ngrihej.

– Fashizmi po pёrgatitej pёr njё operacion ndaj Mallakstrёs. Pse vallё ?

– Historiografia e pakorrigjuar deri mё sot e ka trajtuar Çetёn Plakё tё Mallakstrёs si pjesё e vazhdimёsi tё Çetёs Plakё tё  Vlorёs. Ky ёshtё njё shtremёbrim i plotё. Vini re Fjalorin e Enciklopedik Shqiptar i hartuar pas viteve tetёdhjetё tё shekullit qё shkoi qё e trajton si appendix tё ÇP tё Vlorёs dhe po kёshtu aksionet e Patosit,  Selenicёs si tё pёrbashkёta, gjё e cila nuk ёshtё plotёsisht e vёrtetё, mbasi Çeta Plakё e Mallakstrёs ishte si formacion i plotё nё Selenicё e po kёshtu ky aksion nuk komandohej vetёm nga Hysni Kapo, por edhe nga Mehmet Shehu.  Ndёrkaq nё Patos, kishte njё numёr tё vogёl tё Çetёs sё Vlorёs, kurse pёrballjen e madhe dhe aksionin e realizuan vetë mallakstriotёt me organizimin e tyre.

Dy Operacionet e mёdha Italiane u organizuan nё njё gjeografi tё qartё nё njё zonё qё qarkon Trevёn,  qё nё Historiografinё Italiane emёrtohet si “OPERACIONI I USHTRISЁ ITALIANE NЁ SHPIRAG – MALLAKSTЁR- TEPELENЁ ( qershor 1943 ) dhe po i njёjti emёrtim edhe pёr Operacionin e dytё ( 14- 25 korrik 1943 ) Rrethimi dhe mёsymja vinin nga tё katёr horizontet qё qarkonin krahinёn, nga Fieri, nga Berati dhe nga Tepelena dhe Gryka e Vjosёs, Vlora. Mallakastra ishte nёn shigjeta, nё goditje, nё objektiv ajo ishte ndёnё njё darё shtypёse.

Ky operacion nuk u organizua as nё  Berat as nё Lumin e Vlorёs, as nё Luginёn e mesme tё Vjosёs, por njё rrethim i jashtёzakonshёm i njё krahine me njё identitet tё qartё, duke iu sulur asaj 20 000 forca, nё dy faza, me Artileri, Aviacion, reparte  tё milicisё fashiste tё Korparmatёs sё IV, reparte karabinierёsh. dhe çetat e Ballit Kombёtar. Vёreni raportin e forcave, kur partizanёt e organizuar nuk ishin mё shumё se 2000 vetё, e po kёshtu armatimi, pajisja dhe pёrvoja nuk mund tё krahasohen kurrё.

– Si ёshtё e mundur qё Operecioni i parё fashist dёshtoi ?

– Ky ёshtё njё realitet qё na tregon se mbrojtja e organizuar ishte e menduar mirё, njё qёndresё ushtarakisht e vendosur, e projektuar nga Mehmet Shehu, dhe kёsaj nuk i ёshtё bёrё jehona e duhur, por padrejtёsisht thuhet se aty morёn pjesё forca partizane  “tё Qarkut tё Vlorёs, Beratit dhe Gjirokatrёs“ Qёndresё si kjo me pёrjashtim tё Pezёs nё Shqipёri, nuk mund tё shёnohet askurrëkund tjetёr, fillimin e organizimit tё Ushtrisё Partizane.

– Operacioni i dytё, ç’karakter pati ?

Operacioni i dytë nisi nga Selenica dhe gryka e Vjosёs, nga Berati me forcat e Divizionit “Parma” dhe mё tej nga Drejtimi i Roskovecit Divizioni “ Firence”. Ishte njё luftё e rreptё e pёrgjakshme, e pabarabartё nё njё sakrificё qё ra nё radhё tё parё mbi popullin dhe truallin e Mallakastrёs, mbasi u dogjёn nё njё shkrumb tё vёrtetё 78 fshatra, si nё asnjё vend tjetёr. Djegia e madhe ishte ndofta mё e thellё se  sa ajo e Paul Emilit romak qё kaloi nё grykёn e Vjosёs, mbi Bylis e Nikajё e qyete tё tjera … me banorё qё u pёrzunё nga vatrat e tyre, me pasurinё e shkatёrruar dhe tё rrёmbyer.

Ne nuk dёshirojmё qё tё krijojmё ndonjё keqkuptim mbi atё mirёkuptim dhe traditё qё ka qёnё dhe ёshtё deri sot midis Vlorёs dhe Mallakastrёs, as tё errёsojmё kёtё bashkёpunim jetёsor, por pёr nё tё mirё tё sё vёrteёs historike. Njё skotё e tёrё studiuesish ushtarake dhe historianё tё tjerё mbeten gjer sot tё dёshtuar nё shkrimin e vёrtetё tё historisё sё LANÇ sepse ata i ka dёmtuar ana ideologjike po jo mё pak dhe rivaliteti i paevidentuar ende i figurave kryesore tё kёsaj lufte qё edhe pse qenё autorё tё saj u bёnё edhe vetëngrёnёs sё veprёs sё tyre tё madhe, por edhe tё vёtvetës.

– Poçemi ishte preludi?

– Sigurisht. Si nё asnjё vend tjetёr, nuk shёnohet njё mbledhje e besёlidhje e tillё, nё masivitet, pёrfaqёsim, vendosmёri dhe organizim. Ajo nuk ёshtё thjesht simbolike. Ajo ishte kryefjala e pёrballjes sё madhe e qё nuk e gjejmё gjejmё kurrkundi tё trajohet Besёlidhja e Poçemit si njё akt i lartё Kryengritёs popullor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT