Rezultati i pazakontë në Belsh, dy kandidatët marrin të njëjtin numër votash

Teksa sot ka vijuar procesi i numërimit të votave në Shqipëri, nuk kanë munguar surprizat por as çudirat.

Një rast i tillë ka qenë në njësinë administrative të Belshit, ku Partia Socialiste dhe koalicioni Bashkë Fitojmë kanë dalë kokë më kokë përsa i përket rezultatit.

Sipas të dhënave, kandidati Arif Tafani nga Partia Socialiste ka marrë 2072 vota ose 50% të votave.

Po të njëjtin numër votash ka marrë dhe Bedri Qypi nga partia Bashkë Fitojmë.

Por rezultati është vetëm për njësinë e Belshit pasi në total, kandidati i PS ka marrë 41 vota vota më shumë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT