Berisha fyen votuesit: Nuk mbaj përgjegjësi unë pse shiteni dhe bliheni ju!

Sali Berisha ka mohuar çdo përgjegjësi për humbjen e thellë në 14 Maj.
Ai refuzoi të përgjigjet nëse do të dorëhiqet, por deklaroi se do të zbatohet statuti i cili në raste të tilla parashikon një votëbesim.
I pyetur se përse nuk i mbrojti votat siç premtoi, ai deklaroi:
“Nuk është përgjegjësia e ime pse shiten dhe blihen votuesit. Secili është përgjegjës për karakterin e tij. Unë nuk kam gjë në dorë në këtë” – tha Berisha.