Zef Hila pranoi humbjen dhe shtrëngoi duart me kundërshtarin, Berisha e mohon: Nuk është e vërtetë, ‘të shkoftë mbarë’ ka një kod brenda

Sali Berisha ka komentuar veprimin e Zef Hilës shtrëngoi duart me kundërshtarin socialist në Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli, pasi ky i fundit fitoi Bashkinë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se shtrëngimi i duarve nuk do të thotë njohje e zgjedhjeve ndërsa shtoi se duhet zbërthyer fjalia “Të shkoftë” mbarë që Hila i tha Shkrelit përmban një kod brenda.
“Unë me Zef Hilën kisha një bisedë të gjatë, nga atentati për eliminimin për e kryetarit të PD tek përdorimi masiv i milona eurove për blerjen e votës.
Hila denoncoi para jush rastin. Ish-kryetari i bashkisë sigurisht me urdhër të Edi Ramës i jep një kompani ndaj së cilës shteti shqiptar nuk kishte asnjë qindarkë borxh. I jep subvencion 400 milion lekë për të blerë vota.
Hila doli e denoncoi dhe dorëzoi dokumente në SPAK. Ne dërguam njerëz që që Hila të tërheqë padinë dhe ai të ndërpresë luftën e tij. Asnjë kompromis me krimin i thashë unë.
Ai ishte një akt, si mund ta njihte Hila këtë rezultat. Fjala të ‘shkoftë marë’ i ka të gjitha brenda, s’do të thotë se i ka njohur zgjedhjet”- tha ai.