Kuvendi rikthehet pas një muaj “pushimi”, ja çfarë pritet të votohet (Dokumenti)

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare.

Në seancën që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kuvendi rikthehet pas një muaj

Kujtojmë se Kuvendi ka pasur një pauzë për më shumë se një muaj për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 14 maj 2023. Nga rezultati i zgjedhjeve, socialistët morën kontrollin e 53 bashkive, kundrejt vetëm 7 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT