Zgjatja e marrëveshjes për eksportin e drithërave, Rusia KËRCËNON Perëndimin: Do të jetë e fundit nëse…

Pasi ra dakord për të zgjatur sërish marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi këtë javë, Rusia kërcënoi sërish Perëndimin për të tërhequr sanksionet.

Rusia ka rënë dakord për një  zgjatje dy-mujore të marrëveshjes, e parë si thelbësore për trajtimin e urisë në botë, deri më 17 korrik.

Moska është ankuar shpesh se ndërsa marrëveshja i lejon Ukrainës të eksportojë grurin e saj përmes porteve të Detit të Zi, eksportet e saj pengohen nga sanksionet perëndimore. Një marrëveshje me Kombet e Bashkuara për të ndihmuar në lehtësimin e dërgesave ruse nuk ka dhënë rezultate, pretendon Kremlini.

Ministria e Jashtme ruse tha të enjten se nuk do të ketë bisedime për zgjerimin e mëtejshëm të marrëveshjes nëse nuk merr lëshime.

“Federata Ruse u kujton SHBA-së, Britanisë dhe BE-së nevojën për një heqje reale të sanksioneve të njëanshme ndaj plehrave dhe ushqimeve ruse për vendet më të varfra”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT