Malaj: Do t’ju njoh me SMS-të e Taulant Ballës dhe procesverbalet

Arben Malaj ka reaguar pas nismës së deputetëve të PS, për shkarkimin e tij si anëtar Bordi i Bankës së Shqipërisë, mandat 7 vjeçar të cilin ia dhanë po këta deputetë.
Përmes një reagimi në Facebook, Arben Malaj thekson se pas shkarkimit nga presidenti turk, Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqisë, “ky mund të jetë rasti i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore”.
Ai thekson se do ta ndjekë betejën në rrugë ligjore dhe prej saj përfiton 7 vite paga të mandatit, për të cilën thotë se shqetësohet për shkak se ato nuk i paguajnë deputetët por taksa-paguesit shqiptarë.
Pjesë nga reagimi:
-Ne respekt te institucionit te Bankës se Shqipërisë nuk do te bej asnjë deklaratë specifike perpara nisjes se ballafaqimit institucional.
-Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës se Shqipërisë që nga vetingu për bankierët miliarderë që i çuan kreditë jo performuese te vendit deri ne 50% te totalit, me larte se ne çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë te gjithë te dokumentuara ne proces verbalet e mbledhjeve te Bordit.
-Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mos pranimit te nderhyrjes se tij edhe me SMS me rekomandime partiake ne proceset e perzgjedhjes ne Bordin e Bankes se Shqiperise. Shqetësimi është i protokolluar ne mbledhjen e Bordit te BSh.
-Fakti qe pas shkarkimit nga Erdogan te Guvernatorit te Bankes se Turqise, ky mund te rast i dytë qe maxhorancat e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi te Bankës Qendrore,
Vetem profesionalisht me trishton.
-Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohen me cenim te reputacionit apo evidencës se Bankës se Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtarë por edhe ne mbledhje e Bordit pas mandatit te ri, (mandarin i pare ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnje shqetesim te shprehur ndaj meje per shkelje etike. Mbledhje e fundit ishte ne 3 Korrik 2019.
-Sfiden e integritetit dhe profesionalizmit e kam perhere te fituar, do ta fitoj edhe ne rruge gjyqesore po pagat dhe penalitete 7 vjecare kush do ti paguaj 28 deputetet apo taksapaguesit shqiptare?
Ky eshte thelbi i shqetesimit profesional.
Padia do te jete individuale per cdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj te kerkojne asistencë juridike.
Midis lirise dhe karrikeve do te zgjedh lirine”, shkruan Malaj.