Vranë me thikë 15-vjeçarin në Gramsh, merret VENDIMI për 4 adoleshentët

Më 16 maj, në shkollën 9-vjecare “Asllan Shahini”, pas një sherri mes adoleshentëve, mbeti i vrarë 15-vjeçari, Fatjon Bici. I riu u vra më thikë nga bashkëmoshatari i tij pasi ndërhyri për të shuar sherrin e shokëve. Ngjarja konsiderohet tragjike, teksa të afërm shokë, mësues të Fatjonit shprehen se vdekja e të riut i ka tronditur shumë.
Ndërkohë sot, 4 ditë pas ngjarjes, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për katër adoleshentët e përfshirë në konfliktin e 16 Majit në Gramsh, ku mbeti i vrarë 15-vjeçari Fatjon Bici.
Në seancën që zgjati 3 orë, adoleshentët janë marrë në pyetje edhe nga psikologë, gjatë përballjes me akuzën e vrasjes, e cila në këtë rast është kryer në bashkëpunim. Familjarë të 4 djemve që dyshohen për ngjarjen kanë qëndruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Elbasanit, ku kanë pritur edhe vendimin.