FOTO/ Ky është i infiltruari që futi në “kurth” Fredi Belerin, më 8 maj denoncoi…

Personi në foto është 23-vjeçari Arsen Rama, i riu që dyshohet se është i infiltruari i policisë në çështjen Beleri.

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se i infiltruari i policisë në çështjen Beleri, 23-vjeçari Arsen Rama 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim.

Mësohet se 23-vjeçari, 3 vjet më parë është arrestuar për mashtrim. Ky person, është paraqitur me vullnet të lirë në 8 maj duke dhënë informacione se në Himarë disa persona po blejnë vota me shuma nga 50-200 euro.

Më pas ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke iu vendosur në trup pajisje përgjimi dhe audio.

Ditën e sotme, vëllai i Ramës, Abdul Rama me zë dhe figurë sqaroi se me Belerin kanë pasur vetëm marrëdhënie pune, duke mohuar përfshirjen në këtë çështje. Ata shisnin peshk në restorantin e tij dhe nuk kanë folur ndonjëherë për votimet.

“Ka qenë i kallëzuar nga një bashkëmoshatar i tij, në atë kohë 20 vjeç dhe është dënuar për mashtrim, pra është i skeduar. Ndaj avokatët e Belerit luajtën sot kartën e besueshmërisë së këtij personi në këtë çështje”, tha gazetari./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT