E FUNDIT/ Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, plumba policisë së Kukësit, prangosen 6 sirianë

Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, mes një grupi trafikantësh të qenieve njerëzore dhe policisë.
Raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, janë arrestuar 6 shtetas siriane të cilët dyshohen se merreshin me trafik qeniesh njerëzor, ndërkohë që një person ka arritur që të arratiset.
Mes të tjerash raportohet se sirianet kanë qenë të pajisur me pistoleta, ndërsa policia ka qëlluar fillimisht me armë në ajër.
Gjatë këtij operacioni përplasja ka ndodhur mes trafikantëve dhe policisë së Kukësit e asaj Kufitare.
Pritet në vijim sqarimi zyrtar i Policisë së Shtetit.