Përfundon parkimi nëntokësore në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë qëndrimit në qytetin e Gjirokastrës inspektoi punimet në parkimin nëntokësor në sheshin e “Çerçizit”. Ai thotë se ka nisur faza e dytë e projektit, i cili konsiston në veshjen me gurë të hapësirës ku ecin këmbësorët.
Rama shkruan në Facebook se parkimi do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë.
“GJIROKASTËR – Gati parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, mbi të cilin ka nisur faza e dytë e projektit, riveshja me gurë e hapësirës së madhe këmbësore, që do t’i japë një frymëmarrje të re të qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë”, shkruan Rama.