E FUNDIT/ Përfundon numërimi, ja kush zgjidhet president i Turqisë

Erdogan është rizgjedhur president i Turqisë.

Ai ka fituar balotazhin me 52,12% të votave.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë”, ka thënë Erdogan.

“Ne do të sundojmë vendin për pesë vitet e ardhshme,” u tha ai mbështetësve të tij brohoritës nga maja e një autobusi në lagjen e tij në Stamboll. “Dashtë Zoti, ne do ta meritojmë besimin tuaj.”

Turqia pret verdiktin e qytetarëve për presidentin e ri, Erdogan shpërndan para për fëmijët në shkollën ku votoi (VIDEO)

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 84.93%, një rënie e lehtë krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit.

Me fitoren e mandatit të tretë, Erdogan hyn në historinë e vendit si një prej zyrtarëve që ka qeverisur Turqinë për një periudhë tepër të gjatë, prej më shumë se 21 vitesh kur ka mbajtur edhe postin e kryeministrit para se të ndryshonte sistemin qeverisës së vendit, duke e kthyer në sistem presidencial.

Raundi i parë na la të kuptonim se ditën e sotme gara do të ishte e ngushtë, ku Erdogan pavarësisht se po përballet me presion të madh pas më shumë se 20 vitesh në pushtet, sot ka arritur fitoren historike që e ka konfirmuar në detyrë për një mandat të tretë.

Muaj më parë, kur konfirmoi kandidaturën e tij për një mandat të tretë si president, Erdogan tha se nëse do të arrinte të rizgjidhej ky do të ishte mandati i tij i fundit në politikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT