Tensionet në veriun e Kosovës, Rusia merr në mbrojtje Serbinë: Perëndimi mos të fajësojë serbët, janë paqësorë dhe të paarmatosur

Rusia tha të martën se për t’i ulur tensionet në Kosovë, duhen “hapa vendimtarë”, teksa i bën thirrje Perëndimit të mos fajësojë serbët të cilët sipas tyre janë paqësore.

“Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Sot, dhjetëra trupa të NATO-s u u vendosën përpara një ndërtesë komunale në Zveçan të Kosovës, një ditë pasi 30 ushtarë të NATO-s dhe 52 protestues serbë u plagosën në përleshje.

Trazirat në rajon janë intensifikuar që kur kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit që serbët bojkotuan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT