Haradinaj: Jam thirrur në Hagë, nuk shkoj si kryeministër

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Arsye e këtij vendimi ka thënë Haradinaj është se ka marrë një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar, shkruajnë mediat kosovare.

Haradinaj, ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka shtuar më tej se taksa do të vazhdojë të mbetet.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër të i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.

Në një deklaratë në rrjetin e tij social Facebook, Haradinaj thotë se nuk mund të shkonte në Haga duke mbajtur postin e kryeministrit të Kosovës.

“Nuk mund ta çoj shtetin e Kosovës dhe kryetarin e qeverisë së Kosovës në Hagë”, tha Haradinaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT