VIDEO: Ministri i Brendshëm turk paralajmëron largimin e trupave amerikane nga Turqia

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, është shprehur gjatë një tubimi më 27 maj 2023 në Stamboll, se autoritetet turke me në krye presidentin Erdogan, do të asgjësojnë dhe largojnë nga vendi këdo që trazon Turqinë përfshirë trupat amerikane.

“Na quani frikacakë nëse nuk e bëjmë këtë brenda pesë viteve”, shihet të jetë shprehur ai.

Video është qarkulluar në tuiter dhe përcjell një mendim të konsoliduar në mjediset politike turke që e kanë antiamerikanizmin të spikatur. Soylu është një ndër zërat më kritikë kundër SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT