Paqëruajtësit hollandezë shpallen përgjegjës për “Srebrenicën”

Gjykata e Lartë e Hollandës ka vendosur këtë të premte, se trupat hollandeze paqëruajtëse të OKB-së ishin pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës, pasi ata kishin evakuar bazën e tyre

Gjykata e Lartë e Hollandës u shpreh se paqëruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara evakuuan bazën e tyre ushtarake pranë Srebrenicës më 13 korrik 1995, pavarësisht se ata e dinin se ishin në një hapësirë të hapur për abuzim të rëndë.

Vendimi ishte arritja e fundit e një grupi të njohur si Nënat e Srebrenicës, i cili mbante përgjegjës shtetin hollandez për masakrën në të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Të afërmit e tyre ishin rreth 5,000 mes banorëve të zonës së Srebrenicës që u strehuan në bazë, kur zona u pushtua nga forcat ushtarake të drejtuara nga Ratko Mlladic, i cili u dënua për gjenocid nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës në vitin 2017, pikërisht për udhëheqjen e masakrës që i mori jetën mbi 8.000 burrave  dhe djemve  myslimanë, por e ka apeluar kundër vendimit.

“Ata janë përgjegjës dhe ata gjithmonë do të kenë një njollë”, tha Munira Subasic, një nga të afërmit që solli çështjen në gjykatat hollandeze.

Ajo vazhdoi: “Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, nuk na duhet kjo gjykatë për të na treguar. Jam e tronditur, nuk e kam pritur.

Gjykata e Lartë tha se të afërmit e të vdekurve kanë të drejtë të kërkojnë rreth 10% të dëmeve të tyre financiare nga qeveria holandeze sepse, sipas gjykatës, viktimat do të kishin një shans prej 10% për mbijetesë nëse trupat holandeze do i kishin lejuar ata të qëndronin brenda kompleksin e tyre.

Vendimi është përshëndetur, duke theksuar rëndësinë ndërkombëtare në përcaktimin se qeveritë mund të mbahen përgjegjës nëse paqeruajtësit që dërgojnë në misionet e OKB-së dështojnë të mbrojnë civilët gjatë konflikteve të armatosura.

Çështja fokusohet rreth rolit të paqeruajtësve të paktë në numër dhe me armatime të limituara, të vendosur në afërsi të Srebrenicës në Bosnjën lindore, pasi forcat boshnjake të Mlladiç mbërritën në këtë zonë.

Forcat hollandeze patën krijuar një tunel me mjete që civilët që kërkuan strehim të kalonin dhe të shkonin drejt vendbanimeve të tyre. Por ushtarët e Mlladic i gjetën civilët dhe i vranë ata.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit të Hagës, mori vendimin se veprimi i trupave hollandeze ia hoqi krejtësisht atyre boshnjakëve mundësinë për të mbijetuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT