Qeveria e re greke ka “5 kushte” për negociatat me BE-në

Ministri i ri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me Shqipërinë.
Ai i ka dërguar një mesazh Tiranës zyrtare se nëse do që të marrë dritën jeshile për negociatat duhet që të zbatojë me përpikmëri pesë prioritetet dhe sipas tij jemi “në monitorim”.
“Shqipëria nga dy marrëveshjet e rëndësishme që ka nënshkruar me Greqinë në vitin 2009, ka filluar të zbatojë vetëm njërën, atë të ndërtimit të varrezave ushtarake për ushtarët grekë, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, ndaj presim zbatimin e saj të plotë.
Negociatat? Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër përmbushjen nga Shqipëria të 5 prioriteteve kryesore. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe me vepra respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri” tha ai.