Kosova po “vlon” nga përplasjet me Serbinë, ambasadori i SHBA-së ngre flamurin e LGBTQI+ në rezidencë

E teksa vendi po vlon nga përplasjet e vazhdueshme që po regjistrohen në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, në ambientet e ambasadës ka ngritur flamurin e LGBTQI+.

Në llogarinë e tij në “Tëitter”, Hoveiner ka publikuar fotot krah të cilave ka shkruajtur se ditën e sotme ngriti me krenari në ambasadë dhe rezidencën e tij flamurin e LGBTQI+, duke treguar mbështetjen e plotë për të drejtat e tyre,

“Me krenari e ngrita sot në ambasadë dhe në rezidencën time në mbështetje të të drejtave të barabarta për të gjithë personat LGBTQI+ në Kosovë dhe në mbarë botën. Të drejtat LGBTQI+ janë të drejta të njeriut. Në pritje të #Javës së Krenarisë këtu në Kosovë. #PrishtinaPride #TduQashtuQyshJe”, shkruan ai.

Kjo javë s’ka qenë aspak e qetë për Kosovën të cilët që prej ditës së premte po përballen me situata të rënda në veri të vendit. Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi tre kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që të hynin në ndërtesat komunale. Këto ndërtesa, paraprakisht ishin përdorur nga institucionet paralele serbe.

Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, të cilët u përleshën me policinë. Që prej asaj dite një sërë përplasjesh janë regjistruar mes protestuesve serbë dhe forcave ushtarake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT