Rriten FRIKSHËM importet e Serbisë në Kosovë, eksperti: Po blejmë nga armiku, duhet të NDËRPRITET

Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ka ngritur shqetësimin lidhur me rritjet e importeve të Kosovës nga Serbia përgjatë këtyre viteve.

Sipas të dhënave të raportuara nga Agjencia e Statistikave importet e Kosovës nga Serbia përgjatë muajit janar të këtij viti ishin 17,870,000  euro, që shënon një rritje të konsiderueshme nga vlera e importeve gjatë dhjetorit të vitit 2022 që ishte 3,043,000 euro.

Nga po të njëjtat të dhëna vihet re se vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 6.1%, Shqipëria me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut 4.6

“Kështu ne qytetarët e Kosovës tregojmë se po blejmë nga një shtet armik i përbetuar, ekzistencial, duke e paguar me EURO të thata! Ky paradoks duhet të NDËRPRITET menjëherë SOT! Le të ju mbetet e të ju kalbet malli në depo tregtarëve, sepse vetëm kjo i bënë të ndërrojnë burimet e furnizimit”, shkruan Dida.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT