“Toyota Yaris”, prokurorët belgë në Tiranë, seancë pyetjesh kreut të PD

Një grup prokurorësh të ardhur nga Belgjika kanë mbërritur në Tiranë lidhur me dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”.

Prokurorët belg do të zhvillojnë takim me grupin që po heton dosjen në fjalë ndërkohë që vizita nuk është bërë publike nga autoritetet shqiptare.

Pokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje më datë 25 korrik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris”.

Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka shoferi i kamionit ku ndodhej ‘toyta yaris’ dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinës.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT