Shtohet numri i protestuesve, përplasje me policinë para Teatrit

Vazhdojnë tensionet përpara godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktorët janë vendosur në hyrje të ndërtesës, ndërkohë, policia ka shtuar prezencën e saj.

Ajo që bie në sy është edhe një shtim i numrit të qytetarëve përkrah artistëve të vendosur që në orët e para të mëngjesit aty, në mbrojtje të godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar.

Incidentet janë shoqëruar edhe me hedhje kapsollash, që kanë shtuar tensionet mes palëve.

Nuk thuhet saktësisht, nëse ata që hedhin kapsolla janë qytetarë, apo militantë të opozitës, në një kohë që kjo e fundit është rreshtuar me artistët për këtë çështje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT