Hagë, Haradinaj merret në pyetje: Zgjodha të mbrohem në heshtje

Kryeministri i Kosovës në largim Ramush Haradinaj, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuar në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Haradinaj tha se ka qenë i thirrur si i dyshuar dhe theksoi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ende nuk e di rolin e tij se për çfarë është ftuar si person i dyshuar.

Nga Haga, kryeministri në largim ka folur edhe për dorëheqjen e tij.

“Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e qeverisë këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Nuk po jap leksione, kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT