Rreth 1600 vende vakante për praktikë në administratë / Rama fton të rinjtë të aplikojnë

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka njoftuar hapjen e Thirrjes 8 të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikimet e së e cilës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 qershor 2023.

Ministrja Muzhaqi thekson se të rinjtë që vlerësohen me pikë maksimale gjatë periudhës së praktikës, kanë mundësi të punësohen me kontratë 1-vjeçare sipas nevojave të institucioneve pritëse, pra pranë institucioneve të administratës publike, shoqërive tregtare apo organizatave jofitim prurëse ku do të kryejnë praktikën 3-mujore.

“MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, për të aplikuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Thirrjen VIII, për 1579 pozicione të lira në institucionet e administratës shtetërore, shoqëri tregtare dhe OJF, ju uroj një javë të mbarë

Apliko të bëhesh pjesë e praktikës 3-mujore- shkroi Rama.

Aplikimin mund ta kryeni këtu: https://praktika.riniafemijet.gov.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT