Përfundon takimi me Lajçak dhe Eskobar, zbardhen 3 kërkesat për Albin Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtëinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka thënë se ai dhe zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar kanë tre kërkesa për kryeministrin Albin Kurti lidhur me situatën në veri të vendit.
Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës për qetësimin e situatës në veri, rikthim në dialogun Kosovë-Serbi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Gabriel Escobar.
Escobar tha se ka ardhur si një përkrahës i madh i Kosovës.
“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dum më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, u shpreh Gabriel Escobar.
Takimi me fokus situatën në veri të vendit, zgjati rreth dy orë.