U ndërtuan 4 kate shtesë/ Arrestimi i Dakos, hetimet e SPAK pas kallëzimit nga 15 banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti

Sipas detajeve të mësuara nga arrestimi i Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë gjatë ditës së sotme, mësohet se hetimet e SPAK kanë nisur pas kallëzimit nga 15 banorë të pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2020 banorët protestuan dhe depozituan edhe nje kallzim për Dakon dhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë dhënë lejen e ndërtimit për pallatin.
Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në shtator të vitit 2011. Ndërsa Dako ka dhënë leje për ndërtimin e 4 kateve shtesë të pallatit.