EMRAT/ Zbardhen propozimet e qeverisë për ambasadorë në 12 vende

Qeveria ka dërguar në Kuvend emrat për ambasador të Shqipërisë në 12 shtete. Klan News ka siguruar këto propozime, të cilat i janë dërguar Kuvendit për t’u shqyrtuar.

Për këto kandidatura do të nisin dëgjesat ditën e premte në komisione parlamentare e pasi të jetë përmbyllur ky proces, emrat do të kalojnë tek Presidenti.

Propozimet e qeverisë për ambasador:

  1. Redi Kurtezi në Emiratet e Bashkuara Arabe
  2. Zhaklina Peto në Mal të Zi
  3. Aida Sakiqi në Gjermani
  4. Ervin Bushati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  5. Ilir Gjoni në NATO
  6. Vasilika Hysi në OKB
  7. Meri Kumbe në Izrael
  8. Fate Velaj në Austri
  9. Blerta Kadzadej në Turqi
  10. Majlinda Frangaj në Vatikan
  11. Mustafa Nano në Zvicër
  12. Uran Ferizi në Angli

Back to top button
LAJMET E FUNDIT