Rusia tenton të vrasë Zelenskyn (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka shpëtuar një atentati nga rusët pas vizitës së tij në Kherson ditën e sotme, shkruajnë mediet bjelloruse.

Zelensky vizitoi zonat e përmbytura në rajon pas shpërthimit të digës në Kakhova. Ai qëndroi për disa minuta me banorët lokalë pranë rrugës së përmbytur ku po bëhej evakuimi e më pas është nisur drejt rajonit fqinj të Mykoklaiv, i cili gjithashtu është prekur nga përmbytjet.

Menjëherë pas largimit të presidentit, forcat ruse kanë filluar bombardimet në rrugën ku Zelensky ishte bashkë me banorë lokalë. Në këtë zonë ka patur bombardime të tjera ditën e djeshme, ku për pasojë është ndërprerë për disa orë edhe procesi i evakuimit.

Të paktën pesë persona kanë vdekur në qytetin Nova Kakhova në Ukrainë, pas shpërthimit me eksploziv të digës, që u shoqërua me përmbytje masive në rajon.

Vdekjet e para të raportuara vijnë pasi më shumë se 6 mijë njerëz janë evakuuar mes palëve ruse dhe ukrainase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT