Ish-presidenti Sejdiu: Drafti i Edi Ramës për Kosovën, jashtë praktikës ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të enjte se ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu vlerësoi se në aspektin e ndihmës nuk i mohohet askujt, qoftë në kuptimin e ideve dhe debateve ndërsa në aspektin tjetër, që ka të bëjë me hartimin e një drafti, mund të interpretohet si një dokument që anashkalon Kosovën derisa bëhet për Kosovën.

“Kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale, ndaj s’mund t’i komentojë idetë që janë dhënë”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.

Ai shtoi se kjo qasje hap shumë tema dhe nuk është në pjesën e praktikës ndërkombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT