Presidenti Karis: Estonia sheh potencial te Berati për bashkëpunim në fushën e turizmit

Presidenti i Estonisë, Alar Karis, vizitoi pasditen e së enjtes Beratin. I shoqëruar ga kryetari i Bashkisë, Ervin Demo, kreu i shtetit slloven vizitoi Xhaminë e Beqarëve dhe Muzeun Onufri.

Kryetari i Bashkisë, Demo i prezantoi presidentit ndryshimet që kanë ndodhur në Berat me investimet në zonën historike në vitin e fundit si dhe projektet që pritet të implementohen në vitet që vijnë për të ndihmuar sektorin e turizmit në qytet.

Alar Karis është presidenti i dytë që vizitin Beratin në vitet e fundit, pas Presidentit gjerman, Stenmeier./lexo.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT