VIDEO/ Skena mbushet me dollarë, “çmendet” publiku për koncertin në Amerikë të Luiz Ejllit

Fenomeni Luiz Ejlli, po shijon në masë të madhe famën dhe suksesin pas përfundimit BBV2.
Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare.
Artisti nga Shkodra prej disa ditësh ka udhëtuar në Amerikë për të performuar në disa vende. Ai ka interpretuar disa nga hitet si “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.
Ndërsa po performonte, në disa prej videove shihet se është mbushur me dollarë. Këngëtari ka fituar zemrat e të gjithëve anë e mbanë trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Luizi u konsiderua si fenomen i këtij viti me lojën dhe strategjitë në edicionin e dytë të Big Brother.